Me prejardhje nga fshati Senik i Komunës së Malishevës, Djelon Januzaj është një emër që po bëhet gjithnjë e më i njohur në botën e boksit profesionist në Slloveni. Edhe pse përfaqëson Slloveninë, ai thotë se zemrën dhe shpirtin i ka të lidhura ngushtë me Kosovën.
Në vetëm pesë ndeshje profesionale, 21-vjeçari Januzaj ka arritur pesë fitore – të gjitha me nokaut!
Më 24 maj 2025, ai dëshmoi edhe një herë fuqinë e tij, duke nokautuar boksierin kroat Vanja Puljko vetëm 20 sekonda pas fillimit të ndeshjes në kategorinë e peshave të rënda. Një performancë mbresëlënëse që e konfirmon si një forcë të pakompromis në kategorinë e tij, raporton Klankosova.tv.
Kjo ngjarje u zhvillua më 24 maj në kuadër të natës së dytë të ngjarjes “Golden Gloves Fight Night” në sallën “Kodoljeva” në Lubjanë, Slloveni.
Suksesi i Januzajt nuk mund të llogaritet rastësi, pasi në karrierën amatore, ai renditej i 5-ti në Evropë dhe i 9-ti në botë në vitin 2022 në kategorinë +92 kg.
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.