Lajmet e fundit

Të shtunën, rreth mesnatës, persona të panjohur ia kanë djegur me koktej molotovi veturën zyrtare kryetarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi.
Ky i fundit ka deklaruar të dielën se djegia e veturës së tij zyrtare është bërë për shkak të punës që bën Gjykata e jo për shkaqe personale, pasi, siç ka thënë ai, nuk i ka borxh askujt.
“Unë e di se ka të bëjë me punën që e kryej, sepse si individ as nuk i kam borxh askujt, as nuk i detyrohem askujt për asgjë. Eksplodimi është rezultat i punës sonë, jo i punës sime personalisht, por i punës sonë si Gjykatë që e kryejmë.
Edhe tash ne mbulojmë shumë raste të rënda edhe të terrorizmit, edhe të krimit të organizuar, edhe tash këto rastet e fundit”, ka thënë Ibrahimi.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë:
http://www.zeri.info/aktuale/68329/djegia-e-mistershme-e-vetures-se-kryegjykatesit/