Shumë fermerë kanë shprehi djegien e hamulloreve sapo të përfundojnë korrjen e grurit.
Kjo gjë është e rrezikshme por edhe paraqet vepër penale.
Bujqit këtë e bëjnë me qëllim të pasurimit të tokës, por sipas agronomëve, kështu veç çka varfërohen vlerat ushqyese. Zjarrvënia e qëllimshme pos e dëmshme, u sjell telashe dhe i lodh edhe zjarrfikësit.
Por kështu nuk do të veprojë edhe Valon Vehapi nga Lipjani, që të hënën korri 91 hektarë.
Djegien e hamulloreve nuk do ta bëjë as një fermer tjetër nga Shtimja, që apelon që edhe të tjerët të veprojnë njëjtë. Në vitet e kaluara nga djegia e hamulloreve shpesh janë rrezikuar edhe shtëpitë e banuara.
https://www.youtube.com/watch?v=uQiFmDg9YSo
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.