Lajmet e fundit

Lily Allen ka ndarë fotot e disa djegieve të vogla që ka marrë në një shpërthim gazi në karavanin e saj.
Nëna 30 vjeçare e dy fëmijëve ishte për pushime në Gloucester, ku dhe ka postuar një fotografi të vetullave dhe qerpikëve të saj të djegura nga gazi.
Lily shkroi: "Unë kam hasur në një shpërthim gazi në karavanin tim dhe kam marrë djegie në qerpikët e mi''.
Ajo vazhdoi duke thënë: ''Ajo ishte absolutisht e tmerrshme dhe nuk dua që askush të kalojë nëpër një gjë të tillë.''
''Ju lutem të jeni shumë të kujdesshëm duke përdorur bombolat me gaz, ndjehuni mirënjohës që jeni gjallë.''
MailOnline ka kontakuar një përfaqësus për Lily Allen, por ata refuzuan të komentojnë rreth kësaj, transmeton Klan Kosova.
Lili kishte bërë të ditur udhëtimin e saj nëpërmjet faqës së saj zyrtare të rrjeteve sociale.