Lajmet e fundit

Familja e Michael Buble ka ofruar më shumë detaje në lidhje me diagnozën e Noah’s, duke konfirmuar se nuk ka të bëjë me leukemi, transmeton Klan Kosova.
Këngëtari kanadez zbuloi lajmin trishtues dje, në faqen e tij në Facebook, duke shkruar: “Ne jemi të shkatërruar nga diagnoza e djalit tonë të madh Noah, i cili aktualisht është duke u trajtuar në SHBA”.
Kunata e Michael, Danilea Lopilato, i ka thënë gazetarit argjentinas Tomas Dente, se familja është “shkatërruar” nga lajmi, dhe se zemrat e tyre janë copëtuar.
Daniela tha në një mesazh: “Të ju them të drejtën, unë jam e shkatërruar. Kjo është shumë”.
“E vetmja gjë që unë kërkoj nga ju, është që ju të mos spekuloni për shkak se jo të gjithë fëmijët mund të kuptojnë se çfarë do të thotë kjo”.
“Michael dhe motra ime do të publikojnë më shumë deklarata, dhe unë nuk mund të them më shumë”.
“Por kjo nuk ka të bëjë me leukemi ose sistemin nervor qendror, si njerëzit janë duke thënë. Kjo është e gjitha çfarë unë mund të them”.
Më parë gjatë ditës, një burim ka thënë për Us Weekly se edhe pse familja ishin padyshim të trishtuar ata kanë ende shpresë. “Ata po e marrin me kujdes shumë të madh, dhe janë duke shpresuar dhe duke u lutur për të mirë”.
Në deklaratën e përbashkët të lëshuar dje, Michael dhe Luisana thanë: “Ne kemi qenë gjithmonë shumë të zëshëm për rëndësinë e familjes dhe dashurinë që kemi për fëmijët tanë”.