Lajmet e fundit

Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pasi akuzohet se ka rrahur babanë e tij. Policia bën të ditur se në pranga ka rënë shtetasi Elton Gj., banues në fshatin Gryk të Fierit.
Arrestimi 36-vjeçarit, u bë pasi shtetasi Ll. Gj., 74 vjeç, është paraqitur në polici për të denoncuar të birin, pasi ishte rrahur prej tij.
74-vjeçari, para uniformave blu është shprehur se dhuna ndaj tij vijonte prej kohësh, por mbrëmjen e djeshme situata ka qenë e paduruar. Materialet në ngarkim të 36-vjeçarit, i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Dhuna në familje”./Shekulli Online