Është arrestuar një person në Gjilan, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje me prindërit, ka dëmtuar orenditë nëpër shtëpi dhe ka tentuar t’i sulmojë anëtarët e familjes.
Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv.
"Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje me prindërit e tij ka dëmtuar orenditë nëpër shtëpi dhe ka tentuar t’i sulmojë anëtarët e familjes. I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje", thuhet në raportin e policisë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.