Lajmet e fundit

Djali i aktorit amerikan Michael Douglas, është liruar nga burgu pas shtatë vjet prapa grilave. Fëmija më i madh i aktorit të famshëm, ishte arrestuar në vitin 2009, pasi që policia e kishte zënë me një sasi të madhe të substancës narkotike metamfetaminë në një hotel në New York.
Gjykata aso kohe e kishte dënuar me pesë vjet burim, mirëpo dënimi i ishte zgjatur edhe më shumë për shkak se ai ishte zënë duke kontrabanduar drogë brenda burgut.
Ndërsa, tani ai është liruar pa e përfunduar plotësisht dënimin e dytë.