Lajmet e fundit

Policia ka arrestuar një person në fshatin Petrovë të Prizrenit pasi ka kanosur me vrasje prindërit e tij dhe ka shkaktuar dhunë në familje.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.
Rastin në polici e kanë lajmëruar prindërit e të dyshuarit.