Mendimi për njëanshmërinë e kryeministrit Albin Kurti, u dyfishua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Emisari amerikan për misione të veçanta, Richard Grenell ditë më parë deklaroi se pretendimet e kryeqeveritarit se ekzekutivi aktual ka raporte të mira e të afërta me ShBA, janë absolutisht të rreme, duke bërë thirrje që të mos mashtrohen nga fjalët e Kurtit, raporton Klan Kosova.
Ky akuzoi Kurtin edhe më tej duke theksuar se ai ka qenë gjithashtu kundër çdo ideje amerikane të ofruar nga presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump.
Këtë mendim të Grenellit e përforcoi edhe djali i presidentit amerikan, Donald Trump Junior, duke e shpërndarë postimin e emisarit amerikan në platformën e tij X.
Kronikën e plotë e gjeni në vijim:
https://www.youtube.com/watch?v=t7T8A5b2goc
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.