Eric dhe Lara Trump po presin fëmijën e tyre të dytë.
Çifti bëri njoftimin nëpërmjet rrjeteve sociale të mërkurën në mëngjes, së bashku me fotografinë e djalit të tyre të vogël, Luka dhe dy qenve, transmeton Klan Kosova.
“Lajm i madh. Luke (Charlie dhe Ben) mezi presin që të bëhen vëllezër të mëdhenj këtë gusht”, ka shkruara Lara në Instagram.
“Ne jemi shumë të emocionuar për të shtuar familjen tonë”.
Djali i Presidentit Trump shtoi në mediat sociale: “Luka do të jetë një vëlla i shkëlqyeshëm”.
Eric dhe Lara mirëpritën djalin e tyre Eric Luke Trump, në shtator të vitit 2017.
Ata u martuan në vitin 2014.
https://www.instagram.com/p/BwEwFVrJ3i9/
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.