Lajmet e fundit

Djali i këngëtarit Michael Buble, Noah, ka filluar kimioterapinë për kancer të mëlçisë.
Doktorët janë shprehur se vogëlushi tre vjecar ka 90 përqind mundësi që të shpëtojë, transmeton Klan Kosova.
Noah, ishte në vendin e lindjës së nënës së tij, Buenos Aires në Argjentinë, kur filloi të ndihet i sëmurë dhe menjëherë është dërguar për kujdes në Los Anxhelos.
Motra e Luisana Lopilato, ka thënë se familja ka shumë besim që ai do të shpëtojë.
“Kancer është një sëmundje e tmerrshme por ne kemi besim që Noah do e tejkalojë. Ne të gjithë e dimë që ai do të shpëtojë. Është koha që ai të fillojë një tretman të gjatë dhe të vështirë por duhet të fillojë. Thuhet që fëmijët janë të fortë në kimioterapi dhe nipi im është luftëtar”.