Lajmet e fundit

Manchester United ka shfaqur interesim në transferimin e futbollistit të Eintracht Frankfurt, Ante Rebiq, sipas The Independent.
Rebic pati performancë mbresëlënëse për Kroacinë në Kupën e Botës, duke tërhequr kështu vëmendjen e Jose Mourinho-s, i cili po kërkon ta përforcojë sulmin e Djajve të Kuq.
Ata kanë hequr dorë nga transferimi i Willian, por nuk e kanë përjashtuar mundësinë e transferimit të Gareth Bale, ndonëse kroati shihet si opsion më i përballueshëm.