Lajmet e fundit

Manchester United dhe Bayern Munchen janë të interesuar që ta transferojnë qendërmbrojtësin e Milanit, Leonardo Bonucci, raporton The Sun.
Bonucci iu bashkua rosonerëve tek verën e kaluar nga Juventusi, por dështimi i Milanit që të kualifikohej në Ligën e Kampionëve, nënkupton që klubi do të detyrohet t’i shesë disa lojtarë gjatë kësaj vere.
Duke mbetur jashtë Ligës së Kampionëve, Milan mund të detyrohet ta lë edhe Bonucci-n që të largohet bashkë me disa lojtarë të tjerë, në mënyrë që t’i përmbahet rregullores së “fair play-t” financiar.