Lajmet e fundit

DJ Marshmello synonte ta mbante privat donacionin e tij të madh në një organizatë për refugjatë, por gjithçka u zbuluar nga grupi kur e falënderuan atë nëpërmjet rrjeteve sociale, transmeton Klan Kosova.
‘Faleminderit shumë për një dhuratë jashtëzakonisht bujare prej 500 mijë dollarë’, shkroi në Twitter profili zyrtar i Kids in Need of Defense.
‘Mbështetja juaj në punën tonë për të siguruar mbrojtje vitale për fëmijët na ndihmon shumë’.
Kjo organizatë është e përbërë nga aktivistë që luftojnë për të drejtat e refugjatëve dhe fëmijëve emigrantë.
DJ, i cili kurrë nuk ka dalë në publik pa qenë i maskuar, nuk priste që donacioni të bëhej publik.