Lajmet e fundit

DJ David Mueller u akuzua se e kishte “kapur” Taylor Swift për prapanice, dhe tani në intervistën e tij të parë që kur e ka humbur gjykimin, ai pretendon se kurrë nuk ia kishte bërë atë gjë këngëtares.
Mueller e kishte paditur Swift duke kërkuar 3 milionë dollarë dëmshpërblim pasi që më 14 gusht, gjyqtarët kishin vendosur në favor të pop yllit, duke e urdhëruar atë që ta paguajë një shumë simbolike prej 1 dollar.
“Çfarë them është se nuk e kam bërë atë që ata thonë që e kam bërë”, tha ai për Good Morning America.
“Nuk e kam kapur kurrë. Nuk e kam pasur kurrë dorën nën fundin e saj”, shtoi ai.