Lajmet e fundit

Përkundër javës së saj dramatike, Jennifer Garner po duket mirë.
Aktorja 46-vjeçare ka ecur në qilimin e kuq në premierën e filmit të saj të ri ‘Peppermint’ në Los Angeles, vetëm një javë pasi ish-bashkëshorti i saj Ben Affleck hyri në rehabilitim në Malibu për varësi nga alkooli, transmeton Klan Kosova.
Garner, e cila finalizoi divorcin me Affleck javën e kaluar, dukej shumë elegante në një fustan të zi të markes Narciso Rodriguez.