Lajmet e fundit

Divorci i Kaley Cuoco nga Ryan Sweeting do të duhej të përfundonte edhe më shpejt se martesa e tyre e shkurtër, meqë e kanë të nënshkruar marrëveshjen paramartesore, transmeton Klan Kosova.
Në dokumentet e divorcit të paraqitura nga Kaley të premtën në Los Angeles, ajo përmend dallimet e papajtueshme si arsye për ndarjen e tyre dhe thotë se ata janë ndarë më tre shtator. Dyshja u martuan me 31 dhjetor të vitit 2013.
Ajo po ashtu ka vënë në dukje se të gjitha çështjet pronësore dhe mbështetja financiare tashmë janë rregulluar në kontratën paramartesore, të cilën ata e kishin hartuar dhe nënshkruar një muaj para dasmës së tyre.