Regjisorja britanike Amma Asante ka thënë që organizatorët e Oscar duhet të shfrytëzojnë momentumin për të përmirësuar diversitetin, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Asante ishte njëra nga 683 figurat e industrisë së filmit, të ftuar për të votuar në Oscar.
Gjysma e këtij numri ishin femra dhe po aq ishin persona me ngjyrë.
“Mbetet e jona që të votojmë tani. Ndryshimi nuk ndodh brenda natës” ka thënë Asante.
Akademia e Oscar ka ndërmarrë këtë veprim pas kritikave të shumta për mungesën e diversitetit në ceremoninë e këtij viti.
Për më tepër Asante ka deklaruar që ka përparime të dukshme në këtë aspekt.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.