Lajmet e fundit

Serbia është në rrugën e duhur kur është fjala për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Kështu ka thënë ambasadori gjerman në Beograd Aksel Ditman, duke vënë në dukje se qeveria serbe ka bërë shumë edhe në zbatimin e reformave ekonomike.
Ai në prezantimin e tij në Samitin Ekonomik të 16-të, tha se Gjermania vlerëson angazhimin strategjik shumë të qartë të Qeverisë së Serbisë për t'u bërë anëtare e BE-së, transmeton Klan Kosova.
Ditman shprehu besimin se procesi i zgjerimit nuk ka ndryshuar, por ka sfida të caktuara brenda bllokut me të cilën vetëm BE mund të përballet, përkatësisht referendumin në Mbretërinë e Bashkuar, krizën e emigrantëve, duke shprehur bindjen se me këto çështje do të merret Brukseli.
"Ne do të mbetemi të përkushtuar në procesin e zgjerimit absolutisht kur bëhet fjalë për Serbinë ", ka thënë ai, duke shtuar se takimi në Paris, në kuadër të Procesit të Berlinit ishte një provë e kësaj, raporton agjencia serbe e lajmeve "Tanjug", përcjellë Klan Kosova.