Lajmet e fundit

Reperi i ri nga Gjakova, Erdit Rudi i njohur me nofkën "Ditmani" shumë shpejt pritet të lansojë këngën e tij të parë, njofton Klan Kosova.
Pas disa mundësive për bashkëpunim nga reperë të njohur "Ditman" ka vendosur që të publikojë disa këngë fillimisht e më pas të bëjë bashkëpunime.
Kënga e parë do të titullohet "Hoodi n'alarm", beatin e të cilës e ka realizuar "Darkbeats".
Ditmani pritet të jetë përfaqësuesi i Trap/New school-it shqiptare.
