Lajmet e fundit

Serbia mund të llogaris në mbështetjen e Gjermanisë në rrugën e saj evropiane pa marrë parasysh se çfarë qeverie është në Berlin.
Kështu ka deklaruar ambasadori gjerman në Serbi, Axel Ditman.
"Është e qartë se qeveria do të formohet gjithsesi, do të jetë pro-evropiane dhe do të mbështesë Serbinë," tha Ditman për Tanjug në pritjen në rezidencën e tij me rastin e mbrëmjes së organizuar për zgjedhjet në Gjermani, transmeton Klan Kosova.