Lajmet e fundit

Mot me vranësira dhe intervale kohore me diell do të na shoqërojë gjatë këtyre pesë ditëve të ardhsme, përjshtuar zonat e larta ku mund të paraqiten riga të dobëta shiu.
Kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës sipas të cilit temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 8-11 gradë Celsius, transmeton Klan Kosova.
Sipas IHMK, shtypja atmosferike do të shënoj ngritje mbi vlerat e normales ndërsa nëpër ultësira do të ketë mjegull si rezultat i radiacionit dhe faktoreve tjerë meteorologjik.
Do të fryjë erë nga ana e veriut dhe juglindjes me shpejtesi 1 - 6m/s .