Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave të Malit të Zi ka njoftuar se do organizojë në Prishtinë aktivitetin kulturor "Ditët e Kulturës së Ulqinit", me një program të pasur aktivitetesh kulturore.
Në kuadër të këtij organizimi në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës në Pallatin e Rinisë, sonte me fillim nga ora 19:00 do të zhvillohet koncerti folklorik i traditës Ulqinake, i cili do të sjellë muzikë dhe vallet karakteristike të këtij qyteti.
Një ditë më parë si pjesë e programit të "Ditës së Kulturës së Ulqinit" në Galerinë e Fakultetit të Arteve u hap ekspozita e pikturave nga piktorët akademikë të Ulqinit: Naser Hasa, Bilal Nikezi dhe Edin Kapllani, raporton Klankosova.tv.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.