Lajmet e fundit

Qindra fëmijë me plot entuziazëm po prisnin radhën për tu ndeshur në tatami të dielën. Numri i pjesëmarrësve ishte i madh në organizimin e parë që u bë në nder të heroit Agim Ramadani.
Në palestrën sportive në Gjilan morën pjesë ekipe të karatesë nga disa qytete të Kosovës, po ashtu nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Presheva.
Ky turne i karatesë në Gjilan, mori vëmendje të madhe duke tubuar mbi 1 mijë shikues, 50 klube pjesëmarrëse dhe mbi 350 garues, kryesisht gjenerata të reja.