Lajmet e fundit

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, zgjodhi që sot në mëngjes të bëjë homazhe tek varri i ish-Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, e më pas ta vizitojë edhe familjen e tij.
Haradinaj mohoi se kjo vizitë po bëhet për fushatë, porse është planifikuar kohë më parë, dhe se po ndodh sot në ditëlindjen e shenjëtores Nënë Tereza, njofton Klan Kosova.
Kronikë nga Blerta Ahmeti.