Turqia ka shpallur ditë zie kombëtare për të nderuar viktimat e sulmeve terroriste të 28 qershorit në aeroportin kryesor të Stambollit.
Flamujt do të ulen në gjysmështizë në të gjithë vendin dhe do të ketë përkujtim të përgjithshëm të viktimave, transmeton Klan Kosova.
Më 28 qershor, tre të dyshuar hapën zjarr dhe hodhën veten në erë në Aeroportin Atatruk të Stambollit duke lënë të vdekur 41 persona dhe të lënduar 239 të tjerë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.