Lajmet e fundit

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë se sot pritet të jetë një ditë historike për vendin dhe për të ardhmen evropiane të Kosovës.
Ai në një postim në Facebook ka publikuar fotografi nga pritja në Aeroportin e Prishtinës, Presidentit të Komisionit Evropian, Jean Claude Junker, Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Frederica Mogherini dhe Komisionerit Johanes Hahn.
"Vizita e tyre në Kosovë një mesazh tepër i rëndësishëm për rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në BE; mbështetje e fortë për kalimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi dhe shpresë për liberalizimin e shpejtë të vizave për qytetarët e vendit tonë. Sot, pritet të jetë një ditë historike për vendin dhe për të ardhmen evropiane të Kosovës", ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.