Lajmet e fundit

Kuvendi i Kosovës të enjten ka mbajtur vazhdimin e seancës plenare që kishte mbetur pa u kryer me 28 mars.
Në këtë seancë, deputetët kanë miratuar Projektligji për Kompensimin e Viktimave të Krimit, atw për Pronën Publike, Projektligjin për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Çështjet Civile, si dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Çështje Penale.
Në seancë u miratua edhe Raporti i auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Arsimit për vitin 2020.
Ministrja e këtij dikasteri, Arbërie Nagavci, tregoi se u kanë ndërprerë pagat 32 punëtorëve aty që nuk kishin ardhur në punë e që dikur kishin qenë pjesëtarë të strukturës paralele “Mbrojtja Civile” që u shua si e tillë pas marrëveshjes Kosovë-Serbi më 19 prill 2013, njofton Klankosova.tv
Nga ana e tij kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, zhvilloi në nisje të seancës një aksion simbolik duke vendosur pankarta më mbishkrimin “Ku është ligji i Pagave”.
“ Këtë po e bëjë si kujtim të zotimit të qeverisë që kanë thënë se deri më 31 Mars do e procedojnë në Kuvend Projektligjin e ri për pagat, e që sot nuk është askund”, tha Tahiri.