Lajmet e fundit

Janë mbyllur disa nga ndeshjet e ditës së sotme në kampionatin francez në futboll.
Reims, aty ku luajnë Valon Berisha dhe Arbër Zeneli, ka pësuar humbje me rezultatin 2:1 nga Metz, njofton Klan Kosova.
Në këtë takim, Berisha luajti 90 minuta, kurse Zeneli u zëvendësua në atë të 68-të.
Humbje sot pësoi edhe Dijon i Bersant Celinës.
Ata u mposhtën minimalisht, 1:0 nga Strasbourg.
Mesfushori i Kosovës në këtë duel u aktivizua për 86-të minuta.
Pas katër xhirosh në Superligën e Francës në futboll, Reims ka vetëm një pikë të fituar, ndërsa Dijon ende nuk ka arritur të marr pikët e para.