Lajmet e fundit

23 prilli shënon Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Angleze dhe asaj spanjolle, ditë kjo e cila eksploron zhvillimin, historinë dhe kulturën e këtyre dy gjuhëve.
Anglishja lidhet me gjuhën gjermane që filloi të zhvillohej gjatë shekujve 5 dhe 6 kur anglo-saksonët u vendosën në Britani, ajo është gjithashtu e ndikuar nga frëngjishtja, latinishtja dhe shumë gjuhë të tjera.
Derisa anglishtja është gjuha më e folur në botë, ajo është gjuha amtare për vetëm një të katërtën e atyre që e flasin atë, për tre të katërtat e atyre që flasin anglisht, është të paktën gjuha e tyre e dytë, nëse jo e treta apo e katërta.
Dita Ndërkombëtare e saj ka për qëllim që secili njeri të bëjë kërkime për këtë gjuhë, madje ata që kanë një tjetër gjuhë amtare, të hulumtojnë se e ka gjuha e tyre fjalë të huazuara nga anglishtja, përcjell Klankosova.tv.
OKB zgjodhi 23 Prillin për Ditën e Gjuhës Angleze duke përkujtuar dramaturgun dhe poetin e njohur anglez, Uilliam Shekspir, vdekja e të cilit është në të njëjtën datë.
Ndërkaq, spanjishtja është gjuha e dytë më të folur në botë dhe kjo ditë është caktuar me qëllim të nderimit të shkrimtarin sanjoll, Miguel De Cervantes Saavedra.
Gjuha spanjolle e ka origjinën në Spanjë, aktualisht, ka më shumë se 450 milionë njerëz në botë që këtë e folin si gjuhën e tyre të parë, ndërkaq, 73 milionë si gjuhë të dytë. Vetëm gjuha kineze e kalon spanjishten dhe është gjuha e tretë më e studiuar në botë, pas anglishtes dhe frëngjishtes.
Spanjishtja po e Spanjës, është gjuha zyrtare e Argjentinës, Kosta Rikës, Republikës Domenikane, Porto Rikos, Kubës etj.
Shtetet e Bashkuara renditen të dytat për numrin e folësve të gjuhës spanjolle, rreth 43 milionë njerëz në ShBA flasin spanjisht si gjuhë të parë si dhe është gjuha e huaj më e studiuar në Shtetet e Bashkuara, ku deri në 70 përqind e nxënësve nga kopshti deri në klasën e 12-të e mësojnë këtë gjuhë.
Spanjishtja është gjithashtu një nga gjashtë gjuhët zyrtare të Kombeve të Bashkuara, ndërkaq gjuhët e tjera zyrtare të OKB-së janë arabishtja, kinezishtja, anglishtja, frëngjishtja dhe rusishtja.
Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) themeloi Ditën e Gjuhës Spanjolle në vitin 2010 dhe qëllimi i tyre ishte të festonin shumëgjuhësinë dhe diversitetin kulturor.
Ata gjithashtu kërkuan të promovonin përdorimin e barabartë të gjashtë gjuhëve zyrtare të punës të organizatë dhe zgjodhën 23 prillin për të përkujtuar vdekjen e Miguel De Cervantes Saavedra i cili vdiq në vitin 1616.