Lajmet e fundit

Kosova ka shënuar 26 korrikun, Ditën Memoriale të Policëve të rënë në detyrë, duke nderuar Afrim Bunjakun, Enver Zymerin dhe 23 zyrtarë të tjerë policorë që humbën jetën në shërbim të vendit.
Në nderim të sakrificës së tyre u mbajtën homazhe pranë lapidarit të Policisë së Kosovës, ndërsa delegacione shtetërore vizituan edhe familjet e policëve të rënë.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vlerësoi kontributin e tyre në mbrojtjen e ligjit dhe sigurisë, duke thënë se drejtësia do të veprojë për personat përgjegjës për vdekjen e Enver Zymerit. Për më shumë ndiqeni kronikën në vijim: