Lajmet e fundit

Këngëtarja dhe aktorja Edona Reshitaj, këtë mbrëmje ishte protagoniste e rubrikës Videoselfie në emisionin NIN në Klan Kosova.
Ajo ditën e nisi duke e bërë videon nga shtrati në ora nëntë të mëngjesit, për të vazhduar më pas në një workshop me kolegët e saj.
Edona po ashtu zbuloi se e ka përfunduar punën në këngën e saj të dytë, që quhet "Në rrugët e këtij qyteti", e cila së shpejti do të publikohet.
Palestra ishte po ashtu pjesë e përditshmërisë së saj, ndërsa videon e përmbylli me një performancë këndimi.