Lajmet e fundit

Albin Kurti nga sot është Kryeministër i Kosovës.
Votimi i kabinetit të tij qeverisës u bë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës me 66 vota pro dhe 10 abstenime.
Lëvizja VETËVENDOSJE! si parti fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, të dielen më 02.02.2020, arriti përfundimisht marrëveshje bashkëqeverisëse më Lidhjen Demokratike të Kosovës, që ishte subjekti i dytë në zgjedhjet e mbajtura më 6.10. 2019.
Votimi i Qeverisë Kurti erdhi pas një seance maratonike e cila zgjati plotë 7 orë dhe që u përcollë me akuza dhe kritika nga opozita e posaçërisht nga deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës.
Ekzekutivi i ri në krye me Albin Kurtin do t'i ketë 15 ministri, gjashtë nga këto dikastere qeveritare do të drejtohen nga Vetëvendosje, gjashtë të tjera nga Lidhja Demokratike e Kosovës, kurse tre do t`i takojnë minoriteteve.