Lajmet e fundit

Me rastin e Ditës Botërore të Zemrës mbahet aktiviteti - ngasje me biçikleta e mjekëve në Parkun Gërmia, si shenjë sensibilimi per opinion per parandalimin e sëmundjeve të zemrës.
Shoqata e Kardiologëve të Kosovës në mbështetje të Ministrisë së Shëndetësisë, ShSKUK dhe Komunës së Prishtinës do ta shënojnë këtë ditë me aktivitete të ndryshme.
Nga ora 10-11, mjekët e Klinikës së Kardiologjisë do të mbajnë ligjëratë përpara nxënësve të shkollës fillore "Faik Konica".
Nga ora 11-12 në sheshin Zahir Pajaziti, do të ketë një performancë sensibilizuese nga nxënësit e shkollave fillore lidhur me mbrojtjen nga sëmundjet e zemrës ndërsa në orën 12-13 ngasje me biçikleta e mjekëve në Parkun Gërmi, transmeton Klan Kosova.