Turneu më prestigjioz në botë i tenisit, sot ka në kalendar disa përballje shumë të zjarrta.
Spikat ballafaqimi ndërmjet australianit Alex De Minaur dhe serbit, Novak Gjokoviq, kurse duel shumë interesant pritet të jetë edhe ai ku italiani Jannik Sinner ndeshet me bullgarin, Grigor Dimitrov, njofton Klankosova.tv.
Magjinë e këtij kompeticioni e sjell ekskluzivisht platforma kryesore shqiptare, Art Motion, përmes kanaleve sportive.
Në konkurencën e femrave vëmendja kryesore është tek arena ku rusja Mirra Andreeva sfidohet prej amerikanes, Emma Navarro, derisa mjaft interesant pritet të jetë edhe ndeshja ndërmjet polakës së famshme, Iga Swiatek dhe danezes Clara Tauson.
Kampion aktual i Wimbledonit te meshkujt është spanjolli Carlos Alcaraz, ndërkaq te zonjat e sportit të bardhë, vitin e kaluar triumfoi çekja, Barbora Krejcikova./Klankosova.tv

●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.