Lajmet e fundit

Zëri i tij nisi të dëgjohet para një çerek shekulli në tërë Kosovën dhe jo vetëm.
Përmes valëve të radiove kosovare, gazetari Arientin Abdyli informoi, raportoi dhe së fundi trajtoi shumë probleme të qytetarëve.
Në Ditën Botërore të Radios, ai ndau momentin më emocionues të punës së tij në këto 26 vite.
Sipas tij, momenti më i lumtur ishte shpallja e Pavarësisë së Kosovës, të cilën pati mundësinë ta raportonte.
Për autoren e emisionit “Special One”, Arbëresha Kelmendi-Ramadani, radioja është një dashuri e veçantë.
Sot, kur radioja vazhdon të jetë një nga mediat më të rëndësishme të argëtimit dhe informimit, producenti dhe autori i emisionit “Rilind Matoshi – Dita në Klan” uroi të gjithë kolegët në këtë ditë të veçantë.
Dita e Radios tash e tre vite shënohet edhe nga Klan Kosova FM, e cila ka arritur të mbajë afër shumë dëgjues.
Artina Breznica, moderatore, thotë se : “Po vazhdojmë shumë mirë dhe na vjen mirë që kemi zë dhe po na dëgjojnë shumë”.
E ju dëgjues të dashur, qëndroni përherë me frekuencat 95.2 dhe 90.8 FM./Klankosova.tv.