Lajmet e fundit

Kryeministri indian Narendra Modi ka thënë se "plumbat dhe abuzimet" nuk mund të sjellin paqe në Kashmir, pasi vendi feston 70 vjet që nga pavarësia, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Gjatë një fjalimi në Delhi, kryeministri Modi akuzoi për "intriga" seperatistët e Kashmirit.
Kashmiri me shumicë myslimane është në qendër të një mosmarrëveshjeje territoriale të vjetër midis Indisë dhe Pakistanit.
Modi tha se vetëm "të bashkuar" mund të zgjidhin problemet e territorit, të cilat shpesh sjellin përleshje midis protestuesve dhe forcave indiane të sigurisë.