Lajmet e fundit

Kryesidindikalisti i arsimit Rrahman Jasharaj ka vizituar çerdhen “Dielli” në Prishtinë.
Duke iu drejtuar stafit të kësaj çerdhe ai ka thënë se greva e mësimdhënësve është legjitime dhe si e tillë do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave.
“ Greva një orëshe që mbajtëm në tetor nuk i vetëdijësoi sa duhet qeverinë. Greva jonë është legjitime. Nuk po angazhohemi për ngritje pagash në kuptimin klasik, por po angazhohemi për rritje koeficientesh. Po bëjmë përpjekje dhe po besoj që do të ja arrijmë ta kemi vendin meritor”, tha ai.
Jasharaj tha se oferta e kryeministrit nuk ishte e duhur për shkak që sipas tij ishte shumë e vogël dhe nuk ishin të përfshira të gjitha kategoritë.
"Ne i kemi ofruar qeverisë mundësi, të na realizoj koeficientin për 30%, ose ta ndryshoj komplet ligjin dhe ta bëjmë nga fillimi”, tha ai.
Menaxheri i financave në SBASHK, Ymer Ymeri tha se do të shikojnë mundësitë për zgjidhjen e koeficientit për të gjitha kategoritë.
“Ata kanë thënë se nuk ka shansë me u heq ligji dhe ne kemi thënë pasiqë nuk hiqet atëherë le të ngritet koeficienti për të gjithë. Ne kemi me shikuar edhe njëherë me zgjidh problemin e punëtorëve në kuzhina.
Sot është dita 9-të e grevës në arsim e cila filloi pas pushimeve dimërore.