Lajmet e fundit

Në Shkodër është kthyer në traditë tashmë që çdo fillim maji të festohet “Dita e Luleve”.
Një festë tradicionale që prej vitesh bën bashkë të vegjël dhe të mëdhenj, ku të gjithë i këndojnë luleborës, karafilave dhe luleve të bukura që sjell pranvera.
Aktivitetet që këtë vit zgjatën për dy ditë me radhë kishin në fokus fëmijët e shkollave. Në qendër të qytetit u organizua edhe panairi i luleve të mbjella nga vetë nxënësit e shkollave dhe kopshteve.
Të veçanta ishin punimet me materiale të riciklueshme të përgatitura nga fëmijët me aftësi të kufizuara të shkollës speciale “3 Dhjetori” me anë të së cilave ata përcillnin mesazhin për mbrojtjen e natyrës.
Në Shkodër, "Dita e Luleve" është një festë tradicionale që ka nisur të festohet shumë kohë më përpara, shkruan Top Channel.
Ky qytet mbetet shumë i lidhur me to pasi në çdo banesë karakteristike ka bahçe plot me lule ndërsa ndër vite artistët shkodranë i kanë kushtuar luleve plot 150 tekste këngësh.