23 prilli shënon Ditën Ndërkombëtare të Librit, një ditë që ka për qëllim të promovojë leximin, botimin dhe të drejtat e autorëve.
Në këtë ditë të veçantë, shkrimtari Jusuf Buxhovi thotë në emisionin "Ora 7" në Klan Kosova, se ndonëse data ka rëndësinë e vet, libri nuk duhet të kujtohet vetëm një herë në vit.
“Libri duhet të jetë çdo ditë në jetën tonë, nuk duhet veçuar", thekson ai, duke shtuar se libri fizik mbetet i pazëvendësueshëm për përvojën e leximit dhe ndërlidhjen emocionale që krijon me lexuesin.
Ndiqni intervistën e plotë, në videon vijuese:
https://youtu.be/as5z6-BKwYQ
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.