Lajmet e fundit

Me rrenën identifikohet një personazh i përrallave - Pinokio, e për të gjen shpjegime edhe në fjalor të gjuhës shqipe.
Për më tepër, për të ekziston edhe një ditë e veçantë e që është ajo e 1 prillit, përcjell klankosova.tv.
Këtë të hënë kur po shënohej kjo ditë, kosovarët mendojnë se ndër ta, ajo është goxha e theksuar.
Dikush të pavërtetën e lidh me politikanët dhe premtimet që japin. E për dikë në të kaluarën rrehej medoemos për t`i ikur rrezikut.
E teknologjia, për një të ri bëri që gënjeshtari të nxihet më shpejt. Si qytetarë, prishtinasit kanë edhe preferencat e tyre për rrenën më të madhe në Kosovë.
Dita e rrenave shënohet në krejt botën dhe besohet se mbeti që nga shekulli XVI.