Partitë politike dhe kandidatët për kryetarë i kanë më pak se 24 orë për të shpalosur ofertat dhe programet e tyre, pasi pastaj fillon heshtja zgjedhore, njofton Klan Kosova.
Nga nesër në mëngjes, ora 07:00, do të fillojë heshtja zgjedhore dhe më nuk lejohet shpalosje e programit.
Por, jo rrallë ka ndodhur që kjo heshtje të thyhet, për çka Këshilli Qendror Zgjedhor parasheh dënime të mëdha për partitë politike, apo individë.
Garat më interesante në këto zgjedhje priten të jenë ato për; Prishtinën, Prizrenin, Gjakovën, Gjilanin, Podujevën, Ferizajn e Mitrovicën.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.