Lajmet e fundit

Gjithandej vendit sot u shënua 1 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.
Në ditën ndërkombëtare të tyre, të vegjlit vizituan organin më të lartë legjislativ të vendit ku ndoqën nga afër punimet e seancës plenare.
Në këtë ditë të shënuar për ta, disa mysafirë të vegjël i priti edhe kryeministri Ramush Haradinaj. Ai e pranoi që fëmijët në Kosovë nuk kanë kushte të mjaftueshme për ta.
Edhe jashtë Qeverisë e Kuvendit, pati aktivitete për fëmijët. I pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, zgjodhi që në këtë ditë të lexojë për më të vegjlit.
Kronikë e zgjeruar nga Agan Hajdarhoxha.