Lajmet e fundit

Në ditën e dytë nuk kishte interesim të madh për tu regjistruar në shkollat e mesme të Gjilanit.
Pavarësisht drejtimeve, e marta nuk kishte fluks. Në shkollën e mjekësisë “Dr.Asllan Elezi”, i thanë Klanit se ka pak rënie të interesimit, por e cila arsyetohet me rënien e numrit të nxënësve në nivel vendi, njofton Klan Kosova.
Ndërkaq, në Gjimnazin Natyror në këtë komunë, qysh në ditën e parë aplikuan një numër i madh duke i mbushur gati krejt kërkesat.
Dallim i madh nga këto nuk vërehet as në Gjimnazin Shoqëror, ku nxënësit e interesuar u shprehën se erdhën më shumë meqë nuk ka lëndë natyrore.
https://www.youtube.com/watch?v=jfLOg7ScBEI&t=19s