Nesër besimtarët myslimanë anembanë botës e festojnë Fitër Bajrami, e cila vie pas një muaji të agjerimit të Ramazanit.
Por, dita e dytë e kësaj feste s'do të jetë pushim për futbollistët e Superligës, pasi që luhen ndeshjet e javës së 26-të.
Gjatë kësaj xhiroje do të zhvillohen dy përballje të zjarrta.
Të shtunën, Prishtina do të luaj si nikoqire e Ballkanit, ndeshje e cila zhvillohet në Kampin Nacional në Hajvali, nga ora 13:00.
Në të njëjtin orar luhet edhe ndeshja mes Ferizajit dhe Drenicës.
Të dielen, vëmendja do të jetë në derbin e Anamoravës, mes Gjilanit dhe Dritës.
Dy ndeshjet e tjera që zhvillohen ditën e diel janë, Dukagjini – Prishtina e Re dhe Malisheva – Llapi.

●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.