Lajmet e fundit
Me rastin e 17 Majit, Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Gjakovës, të dielen duke filluar nga ora 09:00, bëhen homazhe në të gjitha varrezat e Dëshmorëve në Komunën e Gjakovës.

Me mbështetjen e Komunës së Gjakovës, në fshatin Shqiponjë, në orën 12:00, organizohet Akademi Përkujtimore për nder të rënies heroike të Dëshmorëve në këtë fshat, njoftoi shërbimi për informim i komunës.