Lajmet e fundit

Seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës që pritet të nisë në orën 11:30 e ku është paraparë ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi si dhe protestën e sotme e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje që pritet të fillojë në orën 11:00 mund ta ndiqni drejtpërdrejtë në Klan Kosova në një edicion special që nis në orën 10:00.
Në edicion Special, gazetari Kushtrim Sadiku me dy mysafirët e tij në studio, analistët, Artan Muhaxhiri e Petrit Zogaj do të sjellin çdo detaj të ditës së sotme përcjellur me komente e analiza.
Me studion qendrore të Klan Kosovës do të ketë edhe lidhje direket me gazetarët e operatorët e Klanit në terren, për të njoftuar mbi gjithçka që do të ndodhë.