Lajmet e fundit

Në Maqedoninë e Veriut përkthente për ushtarët e huaj, e ata e morën me vete edhe kur erdhi koha për të hyrë në Kosovë.
Kujtim Gjevori hyri në Kaçanik bashkë me ushtarët britanikë, 23 vjet më parë, kur ushtarët e NATO-s filluan operimin në të gjithë territorin e Kosovës.
“E kam pasur një ndjenjë që nuk mund ta përshkruaj”, kishte thënë Gjevori katër vite më parë në Klan Kosova, kur kujtonte automjetet dhe ushtarët serbë duke u larguar.
Xhevori tregonte edhe për momentet kur ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u takuan për herë të parë me ata të KFOR-it, me të cilët tha se u përqafuan.
Tutje Xhevori rrëfente se si në ditët e para të hyrjes në Kosovë, gjumin e bënin në tokë e afër rrugëve, pasi që në male kishte rrezikshmëri të pranisë së minave.