Lajmet e fundit

Shoqata e Kultivuesve të Arrës dhe Lajthisë në bashkëpunim me kultivuesit e arrës dhe lajthisë kanë shënuar ‘Ditën e Arrës’ në Gjinoc të Suharekës, njofton Klan Kosova.
Kjo ditë u shënua në Plantacionin e Sami Muharremajt, kultivues i arrës që ka 335 trupa në tokën e tij.
Profesori i UP, Vahid Avdiu, mori mirënjohje për shkak të ndihmës që iu ka dhënë kultivuesve në aspektin shkencor për kultivimin e arrës, poashtu, mirënjohje iu dha edhe kultivuesit Sami Muharremaj.